Lajme

Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 25 Tetor 2026

Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sopatë, në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një reagimi në facebook, Hoxha ka ndarë një mesazh të dhimbshëm për viktimën, duke treguar se ajo i ishte përgjeruar që të bënte gjithçka, pasi, siç shprehet, nuk i duhej jeta pa djalin e saj.

“Një grua që mu përgjërua të bëjë gjithçka, se nuk i duhet jeta pa djalin e saj, sonte u vra nga kunati me sopatë”, ka shkruar avokatja.

-Advertisement-

Ajo ka ngritur akuza të rënda ndaj shtetit, duke pretenduar se Arlinda nuk u vra vetëm nga kunati, por edhe nga dështimi i institucioneve.

“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka deklaruar Hoxha.

Avokatja ka paralajmëruar se nesër do t’i publikojë dëshmitë lidhur me rastin.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, viktima është shqiptare me shtetësi amerikane, ndërsa i dyshuari është nga komuna e Deçanit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy