Lajme

Publikohet fotoja e 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 25 Tetor 2026

Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, është viktima e përplasjes tragjike në Llapnasellë.

Aksidenti ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, përballë objektit “Day to Day”, ku u përfshinë një motoçikletë e tipit Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime fatale. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

-Advertisement-

Në vendin e aksidentit dolën njësitë policore dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit.

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal ende nuk janë sqaruar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy