Lajme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 25 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar përditësimin e fundit mbi personat e lënduar gjatë protestës të së dielës, bazuar në informacionet paraprake nga strukturat spitalore.

Sipas njoftimit të publikuar në orën 19:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej tre persona të lënduar: dy protestues dhe një efektiv policie.

-Advertisement-

Dy prej tyre, një protestues dhe efektivi i policisë, kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin, ndërsa një protestues vijon të jetë i shtruar.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili po kryen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy