Lajme

Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 25 Tetor 2026

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në territorin e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë.

Sipas njoftimit të Pacollit, për parandalimin e gjuetisë së kundërligjshme do të shtohen masat e monitorimit dhe kontrollit në të dy parqet kombëtare.

Për këtë qëllim, do të angazhohen rojet e parqeve, dronët dhe kamerat kurth, si dhe do të zhvillohen patrullime në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

-Advertisement-

Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe të kafshëve të egra, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e natyrës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në mbrojtjen e këtyre zonave të mbrojtura dhe të raportojnë rastet e gjuetisë së kundërligjshme.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy