Zgjedhjet në Serbi, thirrje për mobilizim në votimin e listës shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
09:03 | 25 Tetor 2026
Sot, në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17.
Në këtë ditë zgjedhjesh, shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe atyre që jetojnë në Kosovë, u është bërë thirrje të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin listën e përbashkët shqiptare, me synimin për të siguruar sa më shumë përfaqësim në Parlamentin e Serbisë.
Thirrjet për mobilizim kanë ardhur nga përfaqësues të shumtë politikë shqiptarë, përfshirë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Mbështetje dhe thirrje për pjesëmarrje në votime kanë bërë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, përfshirë Vlorën Çitakun nga PDK-ja, Lutfi Hazirin nga LDK-ja, Ramush Haradinaj nga Aleanca, si dhe kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme synon të rrisë fuqinë përfaqësuese të shqiptarëve në institucionet e Serbisë dhe të forcojë zërin e tyre në Parlament.
Ndërkohë, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Sipas Komisionit Zgjedhor Republikan, në zgjedhje janë regjistruar 6 milionë e 450 mijë e 523 votues dhe garojnë gjithsej 18 lista zgjedhore.
Serbët nga Kosova mund të votojnë në vendvotimet e caktuara në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Rezultati i votimit për Koalicionin Shqiptar pritet të tregojë se sa do të arrijë mobilizimi i elektoratit shqiptar dhe çfarë peshe do të ketë përfaqësimi i tij në përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























