Banorët e Sllupit ankohen për mungesë të ujit të pijshëm prej 15 vitesh, çfarë thotë KRU “Hidrodrini”
Autori: Gazeta inFokus
21:56 | 24 Tetor 2026
Prej rreth 15 vitesh, banorët e fshatit Sllup të Deçanit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, duke u detyruar të furnizohen përmes bunarëve. Ata kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Deçanit dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”.
Muharrem Lokaj, banor i këtij fshati, thotë se pavarësisht përmirësimeve në infrastrukturën e përgjithshme të Deçanit, mungesa e ujit mbetet një nga problemet kryesore për banorët e Sllupit, raporton Telegrafi.
“Sa i përket pjesës tjetër, gjithçka është në rregull, kemi ndriçim. Vetëm uji na mungon dhe kjo është ajo që na pengon”, është shprehur Lokaj.
Ai ka thënë se një numër i madh i shtëpive në fshat vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
“Rreth 70 deri në 100 shtëpi nuk kanë ujë dhe furnizohen vetëm me ujë të bunarëve”, ka deklaruar Lokaj.
Edhe përfaqësuesi i fshatit, Kreshnik Lokaj, ka ngritur shqetësimin për mungesën e zgjidhjes së këtij problemi, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve përgjegjëse.
“Ka rreth 15 vjet që kemi bërë kërkesa për zgjidhjen e këtij problemi, por faktikisht ato po mbesin në vesh të shurdhër. Kemi kërkuar zgjidhje nga Komuna e Deçanit dhe nga kompania ‘Hidrodrini’, e cila merret me menaxhimin e ujit, por problemi vazhdon të jetë i njëjtë”, ka thënë ai.
Sipas Kreshnik Lokajt, mungesa e ujit të pijshëm po shkakton vështirësi për banorët, përfshirë edhe shpenzime ekonomike për sigurimin e këtij burimi jetik.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve që kërkesat e banorëve të trajtohen me seriozitet dhe të ndërmerren hapa konkretë për zgjidhjen e problemit.
Ndërkaq, Petrit Januzaj, shef i Njësisë së ujësjellësit për Deçan, ka thënë se çështja e furnizimit me ujë përfshin edhe disa fshatra të tjera të zonës.
“Në këtë problem përfshihen edhe dy-tri fshatra përreth. Janë Drenoci, Sllupi dhe një pjesë e Lloqanit”, ka deklaruar Januzaj.
Ai ka shpjeguar se një nga pengesat lidhet me faturimin dhe menaxhimin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona.
“Meqenëse Pobërgja nuk faturohej, nuk mund t’i faturojmë as Drenocin, as Sllupin dhe as Vokshin. Duhet të ulemi së bashku, Kuvendi Komunal, qytetarët dhe ne, për ta gjetur një zgjidhje. ‘Hidrodrini’ është i gatshëm dhe është ndarë edhe buxhet për këtë punë”, ka thënë Januzaj.
Sipas Telegrafit, Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” në Pejë ka bërë të ditur se mungesa e ujit të pijshëm në Sllup lidhet me kapacitetet e pamjaftueshme të rezervuarit të ujit në Hulaj.
Sipas kompanisë, përmirësimi i furnizimit kërkon ndërhyrje në sistemin ekzistues, ndërsa marrja e rrjetit nën menaxhim, vendosja e ujëmatësve dhe faturimi mbeten çështje me rëndësi për zgjidhjen afatgjatë të problemit.
Banorët e Sllupit shpresojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprime konkrete, në mënyrë që pas rreth 15 vitesh të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm./Telegrafi

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































