Lajme

“Rrnoftë Photoshopi!” – Dermatologia zbulon çfarë fshihet pas fotove “para dhe pas”

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 24 Tetor 2026

Ndryshimet e temperaturave dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura ndikojnë edhe në shëndetin e lëkurës, duke shkaktuar tharje dhe probleme të tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë temë ka folur dermatologia Dafina Krasniqi, e ftuar në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmani, ku ka shpjeguar se si ndryshimi i stinëve ndikon në barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe pse është e rëndësishme të ndryshohet rutina e kujdesit.

Por gjatë emisionit është diskutuar edhe për fotot “para dhe mbas” ku mbas tyre dermatologia Krasniqi zbulon se çfarë fshihet.

-Advertisement-

“Rrnoft photoshopi në këtë rast sepse kam pasur pacient me ekzemë duarve, krumje, thatësi më thonë… dhe thotë kam përdorur këto këto, se i kanë reklamuar kanë nxjerrë kështu para dhe pas. Për këtë them rrnoft photoshopi sepse e ka rregullu qysh ka dasht. Me thon se cili pacient që më vjen unë I them lëkura vet, pse varet nga brenda kur ti ki infeksion diqka qoftë urinar apo helikobakter qoftë diqka një bakterie ki brenda ty ska me të lënë mu shëru.”, ka deklaruar Krasniqi në emisonin Doktor Plus me Arjeta Osmani./ Gazeta Infokus

Video:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy