Lajme

Çitaku, Luginës: Dilni votoni masivisht, sa më shumë shqiptarë në Parlament aq më shumë përfaqësim e mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 24 Tetor 2026

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme të dalin e të votojnë për Koalicionin Shqiptar.

Çitaku tha se sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, aq më shumë përfaqësim e mbrojtje.

“Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17! Nesër, më 25 tetor, Koalicioni Shqiptar, me numrin 17, garon për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. U bëj thirrje shqiptarëve, posaçërisht atyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të votojnë masivisht dhe me vendosmëri Koalicionin Shqiptar me numrin 17. Sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, aq më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta e fuqi për shqiptarët. Aq më shumë mundësi për t’u përballur me politikat diskriminuese dhe përndjekëse ndaj tyre”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Çitaku thirri që shqiptarët atje të mobilizohen edhe për të ftuar të tjerët që të dalin për të votuar.

“Prandaj, nesër, secili shqiptar e secila shqiptare jo vetëm të votojë, por edhe të bëhet pjesë e mobilizimit, që çdo votues shqiptar të dalë në zgjedhje. Ky është një moment përcaktues për shqiptarët atje. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë! Suksese!”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy