Lajme

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 23 Tetor 2026

Ambasada Gjermane në Kosovë ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale pas Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur të enjten në Sveti Stefan të Malit të Zi, ambasada ka cituar kancelarin gjerman, Friedrich Merz, i cili ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet.

 

-Advertisement-

Sipas ambasadës, bashkëpunimi rajonal tashmë po sjell përfitime konkrete për qytetarët, përfshirë lehtësimin e tregtisë, njohjen e kualifikimeve profesionale dhe më shumë mundësi për të rinjtë.

Ambasada ka falënderuar Malin e Zi për kryesimin e Procesit të Berlinit dhe programin vjetor gjithëpërfshirës, ndërsa i ka uruar suksese Austrisë, e cila do të marrë kryesimin e ardhshëm, me fokus te të rinjtë, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy