Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 23 Tetor 2026
Behgjet Pacolli i ka reaguar ish-ministrit Faton Peci, duke thënë se i njejti e ka sulmuar dhe ka përhapur shpifje ndaj tij. Pacolli ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe Gjermani për të kërkuar përgjegjësi ligjore.
Në një reagim publik, Pacolli i ka cilësuar si të rënda deklaratat e Pecit, përmes të cilave, sipas tij, ai e paraqet Donika Gërvallën si burim të akuzave ndaj tij.
Pacolli i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ato cenojnë dinjitetin e tij dhe po i shkaktojnë shqetësim familjes së tij, veçanërisht fëmijëve.
Reagimi i plotë:
Nga Faton Peci jam atakuar pa asnje arsye dhe padrejtësishte, kerkoj përgjegjësi!
Deklaratat publike të Faton Pecit, në të cilat ai e paraqet zonjën Gërvalla si burimin e akuzave ndaj meje, janë jashtëzakonisht të rënda. I hedh poshtë me vendosmërinë më të madhe këto shpifje të ulëta, primitive dhe të paskrupullta, që cenojnë dinjitetin tim dhe u shkaktojnë dhimbje e shqetësim familjes sime dhe, veçanërisht, fëmijëve të mi.
Është e turpshme që njerëz me përgjegjësi publike të bien në këtë nivel. Përhapja e akuzave të tilla është një sjellje e padenjë, që dëshmon mungesë përgjegjësie dhe respekti për dinjitetin njerëzor. Asnjë post shtetëror nuk i jep askujt të drejtën të shpifë e të shkelë mbi nderin e një njeriu dhe qetësinë e familjes së tij.
Do t’u drejtohem organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe në Gjermani, me kërkesën që këto deklarata të shqyrtohen dhe këta persona të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit. Për këto akuza janë dënuar më parë shpifës në Zvicër dhe në Gjermani. Edhe zotni Peci ështe denuar pak më parë, për të njejtat shpifje.
Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem së kërkuari qartësi. Do të ndjek çdo rrugë ligjore që përgjegjësit të japin llogari për fjalët e tyre dhe për dëmin që po shkaktojnë.
Dinjitetin tim dhe të familjes sime do ta mbroj me gjithë vendosmërinë time.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































