Lajme

Nipi i Rexhep Selimit, mes 515 rekrutëve që u betuan si ushtarë të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 23 Tetor 2026

Arlind Selimi, nipi i 10-shit UÇK-së, Rexhep Selimit është rekruti më i ri i cili iu bashkua radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, gruaja e Selimit Shqipe Mehmeti – Selimi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot, në ceremoninë e betimit të 515 rekrutëve të rinj, të cilët i bashkohen radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u betua edhe Arlind Selimi, nipi i Rexhës. Arlindi na bëri jashtëzakonisht krenarë, duke qenë njëri ndër kadetët me arritje të larta akademike, gjatë kohës së trajnimit. Arlindit dhe të gjithë ushtarëve të Kosovës, pasardhësit e Ushtrisë sonë Çlitimtate i urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre në shërbim të atdheut! Qofshi gjithmonë faqebardhë dhe krenaria e familjeve tuaja dhe të gjithë Kosovës!”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy