Lajme

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 23 Tetor 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se dialogu strategjik me Kosovën do të vazhdojë kur të përmbushen zotimet e Kosovës në raport me serbët lokal.

Përmes një përgjigjje zyrtare një zëdhënës i ambasadës së SHBA i tha Klan Kosovës se ky dialog ishte pezulluar për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të veprimeve të qeverisë së atëhershme në detyrë.

“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjje zyrtare.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy