Lajme

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me legjislacionin dhe buxhetin e nevojshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 23 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka ndarë pamje pas ceremonisë së betimit të 515 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ceremonie, duke theksuar se të rinjtë që iu bashkuan FSK-së morën përgjegjësinë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ajo ka veçuar edhe emocionet e familjarëve, të cilët, sipas saj, sot i panë djemtë dhe vajzat e tyre të veshur me uniformën e FSK-së dhe të gatshëm për t’i shërbyer vendit.

-Advertisement-

“Sot, në kazermën “Adem Jashari”, 515 rekrutë dhanë betimin dhe iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prindërit që i kanë përcjellë në çdo hap, sot i panë djemtë dhe vajzat e tyre me uniformë, teksa u zotuan t’i shërbejnë Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se FSK-ja po zhvillohet nga viti në vit dhe gëzon besimin e qytetarëve, si dhe respektin e partnerëve ndërkombëtarë.

Ajo ka siguruar se Kuvendi do të vazhdojë ta mbështesë ushtrinë përmes legjislacionit dhe buxhetit të nevojshëm, me qëllim të forcimit të mëtejmë të kapaciteteve të saj.

Në fund, Haxhiu u ka uruar rekrutëve të rinj shërbim të mbarë dhe suksese në çdo detyrë në shërbim të Republikës së Kosovës.

“Shumica prej tyre janë rritur në Kosovën e lirë. Sot morën përgjegjësinë ta mbrojnë këtë liri, të fituar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me sakrificën e gjithë popullit tonë. FSK-ja po rritet vit pas viti dhe gëzon si besimin e qytetarëve ashtu edhe respektin e partnerëve tanë. Në Kuvend do të vazhdojmë ta mbështesim me legjislacionin dhe buxhetin e nevojshëm. Ushtarëve të rinj u uroj shërbim të mbarë dhe suksese në çdo detyrë”./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy