Lajme

Dogana ndalon kontrabandimin e 300 produkteve për mbrojtjen e bimëve në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 23 Tetor 2026

Dogana e Kosovës, ka njoftuar për parandalimin e kontrabandës me produkte për mbrojtjen e bimëve.

Në njoftim shtohet se, nga kontrolli i detajuar janë zbuluar 300 copë produkte për mbrojtjen e bimëve, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës, dhe se, për këto produkte nuk është paraqitur faturë apo dokumentacion përkatës.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐛𝐚𝐧𝐝ë𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐢𝐦ë𝐯𝐞

Vërmicë, 22 tetor 2026 – Dogana e Kosovës ka parandaluar tentativën për kontrabandim të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrolleve të kamionit me mallra që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të ngarkesës dhe vendosjes së plumbçes doganore, zyrtari doganor ka vërejtur një hapësirë të modifikuar në kamion. I pyetur nëse kishte mallra të tjera për të deklaruar, drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë shtesë.

Pas kontrollit të hapësirës së modifikuar, zyrtari doganor ka gjetur disa qese, për të cilat drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se përmbanin rroba personale.

Megjithatë, nga kontrolli i detajuar janë zbuluar 300 copë produkte për mbrojtjen e bimëve, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës. Për këto produkte nuk është paraqitur faturë apo dokumentacion përkatës.

Në lidhje me rastin, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke intensifikuar kontrollet për të parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara dhe produkteve që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, mjedisin dhe bujqësinë. Njëkohësisht, Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që t’i përmbushin obligimet ligjore dhe t’i deklarojnë mallrat në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy