Tahiri për rikthimin e ligjit për Specialen: I dëmshëm për kauzën e luftës për liri
Autori: Gazeta inFokus
15:17 | 23 Tetor 2026
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar rikthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se një veprim i tillë dëmton kauzën e luftës për liri.
Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca e sheh këtë hap si të papranueshëm. Ai gjithashtu ka shprehur habi për mosreagimin e Qeverisë për dy javë, ndonëse, sipas tij, ligji gjatë kësaj periudhe kishte qenë në shqyrtim në Qeveri.
“Rikthimin e ligjit në Kuvend, si Aleancë, e kemi parë si një veprim jashtëzakonisht të dëmshëm dhe jo serioz, i cili në esencë për ne e ka dëmtuar kauzën. Për më shumë, jemi të habitur se si Qeveria po lëshon lot krokodili, gjoja se u gjet një gabim, derisa dy javë e ka pasur në Qeveri dhe s’ka dhënë asnjë koment”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka theksuar se Aleanca nuk do ta lejojë, siç është shprehur, dëmtimin e kauzës së luftës për liri, duke nënvizuar se në Hagë mbrohet e vërteta dhe jo partitë politike.
“Për Aleancën është akt i papranueshëm dhe do të shohim si do të rrjedhë. Për ne, në Hagë mbrohet tregimi për liri, nuk mbrohen partitë, mbrohet e vërteta jonë. Nuk do ta lejojmë dëmtimin e kauzës së luftës për liri”, ka thënë ai.
Deputeti ka shtuar se Aleanca ende nuk e di se çfarë do të ndryshohet në ligj, pasi, sipas tij, ende nuk e kanë parë letrën kthyese të presidentes. “Ne ende nuk dimë se çka do të ndryshohet, ende nuk e kemi parë letrën kthyese të presidentes”, ka përfunduar Tahiri.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































