Komisioni për Legjislacion miraton raportin me amendamente për Projektligjin për Byronë
Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 23 Tetor 2026
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka miratur raportin e Grupit Punues për Projektligjin nr. nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe më pas në tërësi raportin me amendamente për këtë projektligj.
Raporti u miratua në mbledhjen e rregullt, që u mbajt të premten, e kryesuar nga kryetari Vigan Qorrolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për këtë raport, u kuptua se në mesin e këtyre amendamenteve, përfshihet edhe një amendament i deputetit Përparim Gruda, e që ka të bëjë me nenin 80.
“Propozimi i parë për raportin i cili përfshinë edhe amendamentin numër 5 me përkrahjen e grupit punues dhe ky amendament lidhet me nenin 80, i cili riformulohet dhe shtohen 5 paragrafë përkundër atyre 4 ekzsituese”, tha Qorrolli.
Për këtë raport përfundimtar, u konstatua se kaloi me 6 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
“Konstatoj që raporti përfundimtar me amendamente për Projektligjin nr. nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me 6 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim kalon”, konstatoi Qorrolli.
Mirëpo, gjatë kësaj mbledhje, edhe pse u zhvilluan diskutime, nuk u kuptuan se cilat janë këto ndryshime.
Ky komision përbëhet nga Vigan Qorrolli (kryetar), Doarsa Kica-Xhelili (zëvendëskryetare e parë), Albert Kinolli (zëvendëskryetar i dytë), dhe anëtarët Adnan Rrustemi, Arijeta Rexhepi, Blerim Gashi, Artan Abrashi, Përparim Gruda, Blerta Deliu-Kodra dhe Besnik Tahiri.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































