Përplasje në Komision për Projektligjin e Byrosë Shtetërore, opozita ngre shqetësime, VV-ja mbron procesin
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 23 Tetor 2026
Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka nxitur debat në Komisionin për Legjislacion, ku deputetët opozitarë kanë ngritur shqetësime për disa nga dispozitat e tij, ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbrojtur përmbajtjen dhe procesin e shqyrtimit.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kundërshtuar mënyrën se si është proceduar me projektligjin, duke vlerësuar se nuk ka arsye për nguti në trajtimin e një çështjeje kaq të rëndësishme.
Ajo ka kërkuar që deputetët, përpara votimit, t’i marrin parasysh disa çështje që, sipas saj, kanë mbetur të pazgjidhura.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me zgjedhjen e drejtorit të Byrosë Shtetërore.
“Drejtori vazhdon të zgjedhet me shumicën e thjeshtë të deputetëve që vetëm marrin pjesë në votim. Kjo nënkupton që me 61 deputetë prezent, do të mjaftojnë 31 vota që të zgjedhet drejtori i Byrosë”, deklaroi Kica-Xhelili.
Deputetja e LDK-së kritikoi edhe faktin që specializimi për çështjet e Byrosë kërkohet për gjyqtarët e shkallës së parë, por jo edhe për ata të Gjykatës së Apelit.
Sipas saj, problematike mbetet edhe përvoja profesionale e anëtarëve të Byrosë. Ajo tha se kishte kërkuar që kriteri të ishte së paku shtatë vite përvojë pune, ndërsa më pas ishte propozuar rikthimi i tij në pesë vite.
“Do të ishte skandaloze që të konsiderohej që është shumë përvojë pune profesionale pesë vite për anëtarë të Byrosë”, u shpreh ajo.
Kica-Xhelili ngriti shqetësime edhe për pragun prej 25 mijë eurosh për nisjen e verifikimit të pasurisë, duke rikujtuar se projektligji parasheh shqyrtimin e pasurisë që nga viti 2008.
Tahiri: Kjo është persekutim, jo hetim
Kundërshtime ndaj projektligjit ka shprehur edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Ai ka ngritur shqetësimin se dispozitat e propozuara mund të mundësojnë verifikimin e pasurisë së ish-zyrtarëve publikë edhe pasi ata të kenë përfunduar ushtrimin e funksioneve shtetërore.
Sipas Tahirit, një qasje e tillë mund të cenojë jetën private të individëve.
“Në momentin kur e hedh petkun e zyrtarit publik shtetëror, unë apo ju, apo cilido, ai është person fizik privat dhe ushtron funksionin e vet”, deklaroi ai.
Tahiri tha se nuk e konsideron të drejtë që një ish-zyrtar të vazhdojë të jetë subjekt verifikimi për aktivitetet e tij private.
“E tash Byroja ka me shku me i bo hetim, se dikush po e lajmëron, për çfarë arsye? Domethënë kjo është persekutim, kjo nuk është hetim”, u shpreh deputeti i AAK-së.
Qorrolli: Asnjë vërejtje nuk është neglizhuar
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka mbrojtur mënyrën e shqyrtimit të projektligjit.
Ai tha se janë respektuar afatet ndërmjet dy leximeve dhe se gjatë punës së grupit punues janë trajtuar propozimet e deputetëve, përfaqësuesve të Gjykatës Supreme dhe organizatave të shoqërisë civile.
“Nuk janë neglizhuar asnjë koment, nuk janë neglizhuar asnjë vërejtje, asnjë sugjerim dhe asnjë amendament”, deklaroi Qorrolli.
Sipas tij, projektligji është shqyrtuar me kujdes dhe janë pranuar edhe propozime të ardhura nga shoqëria civile.
Qorrolli foli gjithashtu për dallimin ndërmjet konfiskimit civil dhe atij penal, duke iu referuar opinioneve të Komisionit të Venecias.
Ai theksoi se këto dy procedura kanë natyrë të ndryshme dhe se kjo çështje është trajtuar gjatë hartimit të dispozitave ligjore.
Rrustemi: Projektligji është shqyrtuar disa herë edhe nga Kushtetuesja dhe Komisioni i Venecias
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka dalë në mbrojtje të projektligjit.
Ai tha se bëhet fjalë për një nga projektligjet më të diskutuara dhe më të shqyrtuara në institucionet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
“Është projektligji më i diskutuar dhe më i shqyrtuar në cilindo forum dhe në cilindo nivel prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Rrustemi.
Sipas tij, projektligji është trajtuar në tri legjislatura, është votuar dy herë në dy lexime, është shqyrtuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese dhe tri herë nga Komisioni i Venecias.
Rrustemi theksoi se në disa faza të mëparshme projektligji kishte marrë mbështetje edhe nga deputetët që sot po shprehin kundërshtime.
Ai shtoi se versioni aktual nuk përmban ndryshime thelbësore krahasuar me versionet e shqyrtuara dhe të votuara më herët.
Debati në Komisionin për Legjislacion ka nxjerrë në pah dallimet mes pozitës dhe opozitës lidhur me kriteret për funksionimin e Byrosë Shtetërore, kompetencat e saj dhe garancitë ligjore gjatë verifikimit të pasurisë së pajustifikueshme.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































