Lajme

Haziri u jep një muaj afat partive politike për Ligjin për Specialen: Ta përmbyllim dinjitetshëm këtë betejë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 23 Tetor 2026

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se partive politike u është dhënë një afat prej një muaji për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.

Haziri u shpreh se pret reflektim nga të gjitha partitë politike, me qëllim që ky proces të përmbyllet në mënyrë dinjitoze.

“Ky ligj ka afat një muaj që të përfundojë si proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne do të presim të reflektojnë të gjithë bashkë dhe ta përfundojmë dinjitetshëm këtë betejë që e kemi me Gjykatën Speciale, që të përfundojë ky tregim dhe përplasjet politike”, deklaroi Haziri.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy