Lajme

Spiropali merr një detyrë të re parlamentare, caktohet anëtare e Komitetit të Stabilizim-Asociimit

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 23 Tetor 2026

Në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit

Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare. Në ato momente, opozita protestonte brenda sallës, ndërsa jashtë godinës së Kuvendit vijonte protesta e qytetarëve dhe studentëve.

Ndryshime pati edhe në përbërjen zëvendësuese të delegacionit, ku deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese.
“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali… ju lutem zini vendet… caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, tha Peleshi.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy