Lajme

Mjekët shqiptarë në Kanada bashkohen në Toronto, diskutohet bashkëpunimi për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 22 Tetor 2026

Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto ka organizuar një takim me mjekë dhe profesionistë shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Kanada, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave profesionale në fushën e shëndetësisë.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ka vlerësuar arritjet e mjekëve shqiptarë në institucionet shëndetësore dhe universitetet kanadeze, duke theksuar se ekspertiza e tyre përbën një potencial të rëndësishëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, ndërsa u diskutuan mundësitë që njohuritë dhe përvoja e profesionistëve shqiptarë në diasporë të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të dy vendet.

-Advertisement-

Takimin e përshëndeti përmes një videomesazhi edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili falënderoi mjekët shqiptarë për arritjet e tyre në Kanada dhe i ftoi të kontribuojnë në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Vitia shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për organizimin e takimeve, vizitave dhe bashkëpunimeve konkrete me profesionistët shqiptarë që veprojnë jashtë vendit.

Pjesë e takimit ishte edhe një delegacion mjekësh nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), të cilët shkëmbyen përvoja dhe krijuan kontakte me kolegët e tyre në Kanada, duke hapur mundësi për bashkëpunime të ardhshme profesionale.

Konsulli Dakaj ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre, duke theksuar se Konsulata e Përgjithshme do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që lidhin profesionistët shqiptarë në diasporë me institucionet në Kosovë.
Takimi synon të krijojë ura bashkëpunimi mes profesionistëve shëndetësorë shqiptarë në Kanada dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë e Shqipëri. /Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy