Lajme

Gruda: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 22 Tetor 2026

Përparim Gruda ka reaguar lidhur me debatin për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke deklaruar se ligji nuk përmban asnjë gabim dhe se qëndron plotësisht prapa punës së bërë për hartimin e tij.

Gruda është shprehur krenar për punën e tij dhe të ekipit që ka hartuar ligjin, duke theksuar se gjatë këtij procesi janë zhvilluar të gjitha konsultimet e nevojshme.

“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet”, ka deklaruar Gruda.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se nuk do të distancohet nga përmbajtja e ligjit, pavarësisht diskutimeve për rishqyrtimin e tij në Kuvend.

“Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij”, ka thënë ai.

Sipas Grudës, në vend të rihapjes së debatit, fokusi do të duhej të ishte te zbatimi i ligjit. Megjithatë, ai ka theksuar se nëse Kuvendi vendos ta rishqyrtojë, një proces i tillë duhet të mbështetet në argumente juridike dhe të ruajë thelbin e tij.

“Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, është shprehur Gruda.

Në fund, ai ka ritheksuar se nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin është hartuar ligji, duke kërkuar që çdo hap i mëtejshëm të jetë në funksion të një drejtësie të pavarur.

“Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua. Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj”, ka përfunduar Gruda

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy