KDI: Bllokimi i Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin parlamentar
Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 22 Tetor 2026
Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për mosmiratimin e emërimit të deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe në komisionet parlamentare, rreth një muaj pas fillimit të punës së tyre.
Në njoftimin e KDI-së thuhet se në seancën e sotme, ashtu si në atë të 15 tetorit, propozimi nuk mori mbështetjen e nevojshme, as nga partia në pushtet dhe as nga partitë opozitare, me arsyetimin e mungesës së kuorumit.
“Kjo ndonëse në të dyja rastet, në sallë kishte numër të mjaftueshëm deputetësh për votimin e pikave të tjera të rendit të ditës”.
KDI ka vlerësuar se moszgjidhja e kësaj çështjeje po i lë deputetët e Listës Serbe jashtë punës së komisioneve parlamentare, siç thuhet në njoftim, duke ua kufizuar mundësinë për të përfaqësuar interesat e komunitetit që përfaqësojnë dhe për të marrë pjesë në shqyrtimin e projektligjeve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe proceset e tjera parlamentare.
“Meqë komisionet kanë filluar punën rreth një muaji, kjo situatë po ua pamundëson deputetëve të propozuar pjesëmarrjen në një pjesë të rëndësishme të punës parlamentare. Përfaqësimi i komuniteteve në Kuvend është e drejtë kushtetuese që duhet të garantohet përmes pjesëmarrjes së tyre efektive në strukturat dhe proceset vendimmarrëse parlamentare”.
“Zvarritja e emërimeve pengon ushtrimin e kësaj të drejte dhe rrezikon të cenojë gjithëpërfshirjen në proceset parlamentare. KDI u bën thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta adresojnë këtë çështje sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi efektiv i komunitetit serb në komisionet parlamentare dhe të gjithë deputetët të kenë mundësi ta ushtrojnë mandatin e tyre përfaqësues”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























