Lajme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 22 Tetor 2026

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në Komunën e Rahovecit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Si rezultat i këtyre inspektimeve, janë ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi, deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për punëtorët.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy