Lajme

Apeli refuzon ankesën e Valon Llukës, mbetet në paraburgim deri më 6 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 22 Tetor 2026

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Valon Llukës, duke vërtetuar vendimin për caktimin e një muaji paraburgim ndaj tij.

Sipas vendimit që ka parë GazetaBlic, paraburgimi ndaj Llukës do të zgjasë deri më 6 nëntor 2026.

Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë mashtrimin lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar, mashtrimin, lidhjen e kontratës së dëmshme dhe shpërdorimin e pasurisë së huaj.

-Advertisement-

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe i ndërhyrjes në prova, duke e konsideruar të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij.

Ndryshe, pak ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj biznesmenit të njohur kosovar, Valon Lluka.

Caktimin e masës së sigurisë e kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë dyshimet për “Mashtrim”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”.

Më 21 gusht 2026, biznesmeni Behgjet Pacolli kishte bërë publike pretendime lidhur me ish-drejtorin e Mabetex Holding dhe ish-administratorin e VIA-s, Valon Lluka.

Pacolli kishte pretenduar se Lluka ishte përfshirë në raste të dyshuara për abuzime dhe keqpërdorim të detyrës, duke përmendur pagesa në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh, si dhe një rast tjetër në vitin 2025, ku sipas tij nga kompanitë e Grupit Mabetex ishin bërë pagesa prej rreth 1.6 milion eurosh për një kompani në Abu Dhabi, për shërbime që, sipas pretendimeve të tij, nuk ishin kryer.

Pacolli kishte deklaruar gjithashtu se në Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvilloheshin hetime ndaj Llukës lidhur me këto pretendime, si dhe për çështje të tjera që, sipas tij, lidhen me aktivitetet e tij në Mabetex.

“Për mashtrimet rreth Aeroportit të Vlorës, shpresoj se do të trajtohen nga gjykatat e Tiranës pa anshmëri. Në Kosovë poashtu shpresoj të tregojë drejtësia (ashtu si në Emiratet e Bashkuara) dhe t’i hetojnë deri në fund të gjitha këto raste dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për dëmin e shkaktuar nga këto veprime ilegale”, kishte shkruar Pacolli.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy