Lajme

Kadrijaj – Qeverisë: Kompaninë VITA e keni sul*mu çdo ditë, i keni dëmtu edhe shumë bujq që e kanë gjujt qumështin

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 22 Tetor 2026

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar qeverinë e vendit lidhur me situatën e qumështit në vend.

Kadrijaj, në fjalën e saj në Kuvend, drejtuar qeverisë ka thënë se këta të fundit kanë dëmtuar kompanitë vendore si dhe shumë bujq.

‘’Siç keni vepru me fabrikën e qumështit VITA, që për çdo ditë ka qenë atak i kësaj qeverie. Aty keni dëmtu edhe këtë kompani edhe shumë bujq, të cilët me ditë me radhë u dashtë me e gjujt qumështin, për shkak të sulmit të paargumentuar që e keni pas ndaj kompanive vendore’’, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy