Lajme

Ymeri, Vitisë: S’e di qysh flenë natën kur dikush e ka kancerin në gjoks, e ju e rregulloni mindilin

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 22 Tetor 2026

“Nuk e di qysh flenë natën kur dikush në gjoks e ka kancerin, e ju e rregulloni mindilin”.

Kështu i ka thënë Janina Ymeri, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Vitisë, Ministër i Shëndetësisë, derisa përmendi rastin e gruas që vdiq nga kanceri i gjirit, e cila për 4 muaj kishte mbetur pa terapinë Palbociclib për shkak të mungesës së tij në Onkologji.

“A e ke idenë që për gjashtë vjet e fundit, 30 për qind ka pasur rritje të vdekjeve, në statistika në spitale dhe SHSKUK. Në menaxhimin e juaj… 30 për qind janë rritur vdekjet edhe ato me rezultate, me statistika zyrtare. Mbi 42 për qind janë rritur rastet e reja me tumor. E keni përgjysmu… për çerek e keni pru numrin e infermierëve. Kjo i bjen me pak fjalë vdekje e ngadalshme nga kjo Qeveri”, tha .

-Advertisement-

Këto janë statistikat, sipas saj, “për një agjendë vrastare të kësaj Qeverie”.

“Me këtë plan efikas, nuk kish mund me qenë më mirë as plani i armiqve tonë për zhdukjen e këtij populli. Çdo vit, një popullatë sa një qytet i Suharekës e len këtë vend”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy