Ministri Vitia flet për rastin e pacientes që u raportua se humbi jetën në Onkologji
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 22 Tetor 2026
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e pacientes për të cilën u raportua se kishte vdekur në Klinikën e Onkologjisë si pasojë e mungesës së barnave.
Nga foltorja e Kuvendit, Vitia fillimisht u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të së ndjerës, ndërsa kritikoi raportimin e rastit pa verifikim paraprak të informacionit.
Ai tha se pas publikimit të një statusi nga një shoqatë, ku pretendohej se pacientja kishte vdekur për shkak të mungesës së barnave, Klinika e Onkologjisë kishte tentuar të kontaktonte me përfaqësuesit e saj, por fillimisht pa sukses.
Sipas Vitisë, lajmi ishte raportuar më pas edhe nga një gazetare, pa u verifikuar paraprakisht me shoqatën apo institucionet përkatëse.
“Klinika e Onkologjisë ka bërë përpjekje që ta kontaktojë shoqatën që ka postuar këtë informacion, fillimisht e pamundur. Pastaj një gazetare pa bërë asnjë verifikim të lajmit, paraqet menjëherë, bile edhe në lajmet qendrore të një mediumi”.
“Për shkakun e vdekjes nevojitet autopsia dhe shumë procedura të tjera për të qenë i qartë. Nuk mundet as mjeku ta konstatojë shkakun e vdekjes në raste të tilla”, deklaroi Vitia.
Ministri theksoi se drejtori i Klinikës së Onkologjisë kishte mbledhur informacionet për rastin dhe kishte dalë me një reagim publik, duke sqaruar situatën.
“Drejtori i Klinikës Onkologjike i merr të gjitha informacionet dhe del me reagim publik ku ka shpjeguar të gjithë situatën. Për çudi të gjitha mediat që e kanë shpërndarë paraprakisht lajmin e pasaktë, e qesin e publikojnë reagimin instituicional përveç gazetares dhe mediumit”, shtoi ministri,

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























