Lajme

Deliu kërkon angazhim maksimal për apelimin e vendimit të Hagës

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 22 Tetor 2026

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar angazhim maksimal për apelimin e vendimit të Hagës

Në fjalimin e saj në Kuvend, ajo ka ngritur shqetësime mbi raportin e Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara, bashkë me ndërtimin e projektligjit për to.

“Ky projektligj është ndërtuar mbi argumente profesionale dhe angazhim shtetëror të vazhdueshëm. Është i nxitur nga nevoja për të garantuar respektimin e plotë të garancive në të gjitha procedurat” tha Deliu-Kodra.

-Advertisement-

Ajo bëri me dije se familjet e ish-krerëve të UÇK-së kanë të drejtë të presin që institucionet e Kosovës të veprojnë me përgjegjësi, seriozitet dhe vendosmëri.

“Prandaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë thirrje Qeverisë të mundësojë mbështetjen e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara, në përputhje me politikat ligjore dhe me garancinë e prezumimit të pafajësisë” shtoi ajo.

Deliu-Kodra gjithashtu bëri thirrje që shqetësimet e dokumentuara të trajtohen përmes mekanizmave gjyqësorë dhe në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, me qëllim garantimin e respektimit të standardeve të të drejtave të njeriut.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy