Lajme

Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 22 Tetor 2026

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi.

Para gazetarëve, Kurti theksoi se Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike, si dhe vëmendje të pashkëputur.

“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatin dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE. Mu për këtë do të bëj thirrje sot dhe çdo ditë, kundrejt çdo lideri të BE-së, që të kërkojnë opinioni nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy