BE-ja e gatshme të organizojë së shpejti takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus
09:01 | 22 Tetor 2026
ashkimi Evropian është i gatshëm të organizojë takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por për këtë pret që të dyja palët të shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve.
Në një përgjigje për Kohën, zyrtarë të BE-së në Bruksel kanë bërë të ditur se përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të tillë. Megjithatë, ata nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me mundësinë e mbajtjes së tij.
“Siç ka deklaruar vazhdimisht Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë (HRVP), Kaja Kallas, ajo është ‘e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë’. Ne do të njoftojmë në kohën e duhur për çdo takim të ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Nevoja për vullnetin e të dyja palëve për rifillimin e takimeve është theksuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur një ditë më parë. Përfaqësuesi i BE-së në OKB, Stavros Lamperinos, ka deklaruar se vazhdimi i dialogut kërkon gatishmëri nga Kosova dhe Serbia.
Ai ka rikujtuar se përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve është një nga kushtet thelbësore për integrimin evropian të të dyja vendeve.
“Progresi drejt normalizimit të marrëdhënieve është ndër kushtet esenciale për rrugën drejt BE-së për të dyja palët. Kjo përfshinë implementimin e plotë të marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit, si dhe marrëveshjeve të mëparshme që janë arritur e nënshkruar në dialog”, ka thënë Lamperinos.
Megjithatë, perspektiva e vazhdimit të bisedimeve mbetet e paqartë. Besar Gërgi, hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se pa ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian në procesin e ndërmjetësimit, është e vështirë të pritet ndryshim i qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, një tjetër faktor që mund ta vështirësojë vazhdimin e dialogut janë zgjedhjet e së dielës në Serbi dhe mundësia e fitores së Listës së Studentëve, e cila, sipas Gërgit, ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj ndaj këtij procesi.
Ai ka theksuar se edhe dallimet në synimet që Kosova dhe Serbia kanë nga dialogu përbëjnë pengesë për arritjen e përparimit.
“Duke i parë këto qëndrime diametralisht të kundërta dhe të papërputhshme në asnjë mënyrë, as tangjentale, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për BE-në që të gjejë një rrugë përpara. Por, thënë këtë, edhe BE-ja i ka të metat e saj sa i përket procesit të ndërmjetësimit”, ka deklaruar Gërgi.
Një muaj më parë, Kaja Kallas ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë këtyre takimeve, ajo ka kërkuar përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe ka rikujtuar detyrimet e të dyja palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është mbajtur në verën e vitit 2023, pak ditë para sulmit në Banjskë.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































