Lajme

Sami Lushtaku thotë se nuk e synon postin për kryetar të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 21 Tetor 2026

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.

Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.

-Advertisement-

“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy