Lajme

Pejë: Ndalohet për 48 orë një burrë pas publikimit të një videoje

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 21 Tetor 2026

Një burrë është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj një viktime në qytetin e Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Pas pranimit të pamjeve, prokurorja kujdestare ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personat e përfshirë dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

-Advertisement-

Hetuesit policorë kanë shoqëruar në stacion si të dyshuarin, ashtu edhe viktimën, për procedura të mëtejshme.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në raportimin e rasteve të tilla, duke theksuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e tyre.

Institucioni ka ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Lidhur me rastin Klan Kosova ka raportuar sot gjatës ditës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy