Lajme

Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 21 Tetor 2026

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i deritashëm i partisë më të madhe opozitare njoftoi për vendimin në një konferencë për media.

Pasi e drejtoi PDK-në për një periudhë rreth njëvjeçare, ai tha se ia paraqiti dorëheqjen anëtarëve të Kryesisë së partisë në një mbledhje të mbajtur më herë sot.

-Advertisement-

Hamza ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 17 nëntor të vitit të kaluar, në një konventë zgjedhore të partisë.

Detyrën që iu besua, Hamza kishte thënë atë ditë se e kishte pranuar “me nder dhe përkushtim të plotë”.

Ai premtoi se do ta hapte partinë “për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë” dhe se do të përfshinte “më shumë të rinj në vendimmarrje dhe aktivitete”.

Listat zgjedhore të PDK-së nën drejtimin e Hamzës u karakterizuan me emra të rinj si kandidatë për deputetë.

Hamza ishte zgjedhur kryetar i PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy