Lajme

Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 21 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Qirkovic të Leposaviqit, nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe punëtorit social, ndërsa pas konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Qirkovic, Leposaviq 20.10.2026 – 11:05. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I dyshuari është sjellë në stacion ku është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social. I njëjti në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy