BE e gatshme të thërrasë takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, kërkohet vullnet nga të dyja palët
Autori: Gazeta inFokus
08:00 | 21 Tetor 2026
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara, Stavros Lamperinos, ka deklaruar se përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, është e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se për këtë nevojitet vullnet nga të dyja palët.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, Lamperinos ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mbetet një nga kushtet thelbësore për përparimin e tyre drejt integrimit evropian.
“Përfaqësuesja e Lartë mbetet e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë, por nevojitet vullnet nga të dyja palët. I inkurajojmë palët që ta marrin përsipër këtë përpjekje drejt normalizimit, të angazhohen në mirëbesim dhe ta mundësojnë një takim të tillë”, ka deklaruar ai.
Lamperinos ka riafirmuar përkushtimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit, si dhe të marrëveshjeve të mëparshme të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ai ka shprehur gjithashtu shqetësim për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet gjatë muajve të verës, përfshirë rrënimet.
Përfaqësuesi i BE-së ka përshëndetur edhe marrëveshjen e 14 marsit me Kosovën lidhur me Ligjin për të Huajt.
Në fund, Lamperinos u ka bërë thirrje palëve që të krijojnë kushtet për funksionimin e një gjyqësori shumetnik dhe për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, si dhe të vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensioneve.
Mes tjerash, Lambrinidis, ka tërhequr vërejtjen edhe për ndryshimet e miratuara së fundmi nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, nuk përputhen me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Kosovës pa asnjë hezitim t’u përmbahet këtyre detyrimeve, në mënyrë që të garantohet pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i Dhomave të Specializuara”, deklaroi Lambrinidis.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































