Konjufca në KS të OKB: Serbia vra*u në vendin tim 12 mijë njerëz, asnjë fjalë nga Ministri Gjuriq
Autori: Gazeta inFokus
23:13 | 20 Tetor 2026
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Serbia ka vrarë 12 mijë shqiptarë të paarmatosur gjatë luftës në Kosovë, duke kritikuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, për mospërmendjen e viktimave shqiptare në deklarimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Zonja presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 000 njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 000 shqiptarë të vrarë! Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, ka deklaruar Konjufca.
Në vazhdim të fjalimit të tij, ai ka kërkuar nga Serbia që të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe të ndalë, siç ka thënë, politikën armiqësore ndaj Kosovës.
“Duhet të ndalë pengimin sistematik të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të miratojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhëniet ndërshtetërore”, ka thënë ai.
Konjufca ka akuzuar Beogradin zyrtar për mbështetje të sulmit në Banjskë, duke përmendur Milan Radoiçiqin, të cilin e ka cilësuar si organizator të sulmit. Ai ka kritikuar faktin që Radoiçiqi është shfaqur në një tubim politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në vend që të përballet me drejtësinë.
“Këto nuk janë provokime të izoluara, ato ekspozojnë një doktrinë armiqësore, ekspansionizëm territorial dhe pandëshkueshmëri për agresion të armatosur”, ka deklaruar Konjufca.
Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë veprimet e tilla dhe të kërkojë llogaridhënie për sulmin në Banjskë.
“Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, e as drejtësia për sulmin terrorist të Banjskës”, ka theksuar ai.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...



































