Lajme

Ferizaj në garë për titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2027”

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 20 Tetor 2026

Komuna e Ferizajt synon të fitojë titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2027”, ndërsa të mërkurën do të prezantojë zyrtarisht kandidaturën e saj para përfaqësuesve të Organizatës Evropiane ACES.

Me këtë rast, Komuna e Ferizajt dhe ACES do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, më 21 tetor 2026, nga ora 13:00 deri në 14:00, në Kabinetin e Kryetarit të Komunës.

Gjatë konferencës do të prezantohet kandidatura e Ferizajt për këtë titull, ndërsa përfaqësuesit komunalë dhe anëtarët e Komisionit Vlerësues të ACES do të flasin për procesin e kandidimit dhe vlerësimit.

-Advertisement-

Po ashtu, gazetarët do të kenë mundësi t’u drejtojnë pyetje përfaqësuesve të Komunës dhe organizatës evropiane.

Lajmi është bërë i ditur nga Sektori i Sportit në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt, i cili ka ftuar mediat të përcjellin këtë aktivitet./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy