Lajme

Behrami: Trendafilova e arsimuar në sistemin sovjetik u ligjëron kosovarëve për sundimin e ligjit, e s’toleron kritikën publike

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 20 Tetor 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami i ka reaguar kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila doli me një deklaratë për “dezinformatat” që tha se po përhapen për punën e kësaj gjykate.

Behrami tha se Trendafilova po u ligjëron kosovarëve, ndërkohë që e ka të vështirë ta tolerojë një kritikë publike.

“Ah, çfarë ironie! Dikush i arsimuar në sistemin sovjetik, me gjithë theksin rus, duke u ligjëruar kosovarëve për sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, ndërkohë që, me sa duket, e ka mjaft të vështirë ta tolerojë kritikën publike. Zakonet e vjetra, fjalori i ri”, shkroi deputeti në një postim në X.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy