Lajme

Hajnat hyjnë me forcë në një shkollë në Lipjan, vjedhin projektor dhe kompjuter

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 20 Tetor 2026

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në një shkollë në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 08:14.

Persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda objektit të shkollës, nga ku kanë vjedhur një projektor dhe një kompjuter, që ishin pronë e institucionit arsimor.

-Advertisement-

“VJEDHJE E RËNDË/Lipjan 19.10.2026-08:14. Është raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur: një projektor dhe një kompjuter, pronë e shkollës.”, thuhet në raportin e Policisë.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy