Lajme

Nuk i përdori barnat sipas rekomandimeve të mjekëve, dyshohet se shkaktoi dhu*në psikike në familje

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 20 Tetor 2026

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 19 tetor në Kaçanik, ku një burrë dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai nuk u ishte përmbajtur rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave.

“DHUNË NË FAMILJE/Kaçanik 19.10.2026-03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke mos iu përmbajtur rekomandimeve mjekësore (duke mos përdorur barna), ka shkaktuar dhunë psikike në familje. I dyshuari është dërguar në emergjencë –psikiatri për kontroll mjekësore.”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në emergjencën psikiatrike për kontroll mjekësor./Gazeta Infokus/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy