Lajme

Spitali i Mitrovicës kryen mbi 2 mijë e 600 operacione për nëntë muaj

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 20 Tetor 2026

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se ka realizuar gjithsej 2 mijë e 606 operacione gjatë periudhës janar–shtator 2026, sipas raportit zyrtar të spitalit.

Sipas njoftimit në Facebook, ndërhyrjet janë kryer nga ekipet e kirurgëve, anesteziologëve, instrumentarëve, teknikëve të anestezionit dhe stafit mbështetës teknik.

Numri më i madh i operacioneve është realizuar në repartin e ortopedisë, me 486 ndërhyrje, pasuar nga obstetrika me 485 dhe kirurgjia e përgjithshme me 469 operacione. Në oftalmologji janë kryer 457 ndërhyrje, ndërsa në otorinolaringologji (ORL) 384.

-Advertisement-

Ndërkohë, në urologji janë realizuar 216 operacione dhe në gjinekologji 109.

“Puna në sallat e operacionit po vazhdon me kapacitet të plotë në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy