Rama: Ka grupe shantazhi e propagande që punojnë kundër meje dhe kryeqytetit
Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 19 Tetor 2026
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shqetësime lidhur me sulmet dhe pengesat politike, me të cilat thotë se po përballet qeverisja e tij.
Ai ka deklaruar se ekzistojnë grupe të organizuara që punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të bllokuar, sipas tij, projektet e kryeqytetit.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, i pari i kryeqytetit shprehu keqardhje për qasjen bllokuese, duke theksuar se që nga fillimi i mandatit ka kërkuar bashkëpunim të gjerë për të mirën e qytetarëve dhe rinisë
Është për keqardhje faktikisht që ka sulme dhe shantazhe. Krijojnë grupe, kam dëgjuar që e kanë atë grupin ligjor dhe grupin e propagandës që punojnë vazhdimisht kundër meje, kundër kryeqytetit dhe kundër punëve të mira që ne i bëjmë. Kam kërkuar gjithmonë bashkëpunim që nga fillimi, të krijojmë gjëra të mira për të ardhmen tonë, për rininë tonë, por nuk e kanë bërë këtë, për fat të keq”, thaRama.
Rama nënvizoi se drejtimi i kryeqytetit kërkon konsensus dhe përfshirje përtej ndasive politike, arsye për të cilën kishte propozuar një bashkëpunim më të gjerë politik që në nisje.
Si kryetar i kryeqytetit, duhet të bashkëpunoj me të gjithë dhe duhet të krijojmë projekte madhore. Kam bërë thirrje që të kemi një koalicion të gjerë, sepse e kemi pasur vizionin e qartë për atë se çfarë i duhet Prishtinës. Ishte e domosdoshme një bazë e tillë e gjerë për t’i shtyrë proceset e mëdha përpara për kryeqytetin”, tha Përparim Rama

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































