Lajme

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me gurë dhe molotov, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 19 Tetor 2026

Janë riaktivizuar tensionet dhe përplasjet në protestën e studentëve dhe gjimnazistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Protestuesit qëndronin të ndarë në dy grupe, njëri pranë Kryeministrisë dhe tjetri te Parku Rinia. Pas mbërritjes së të rinjve të maskuar, të cilët u vendosën në krye të protestës, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me grupin tjetër.

Policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës, çka shkaktoi tërheqjen e protestuesve. Mandej, turma u drejtua për nga sheshi “Skënderbej”.

-Advertisement-

Ndërkohë, në tarracën e Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar edhe forca të Gardës së Republikës. Në korupsin e ministrive pati një përplasje, ku protestuesit qëlluan me gurë dhe “blutë” u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe zhurmuese.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy