Lajme

Ngrihen çadra pas Kryeministris në Tiranë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 19 Tetor 2026

Këtë të hënë janë ngritur disa çadra për ndihmën e parë për punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestave studentore. Këto çadra janë vënë pas ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, çadrat janë të pajisura edhe me tavolina brenda për të dhënë ndihmën e parë.

Dhjetëra policë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit të cilët kanë hedhur sende të forta në drejtim të tyre.

-Advertisement-

Ndërkohë protesta e sotme e cila po vijon për të shtatën ditë radhazi është në situatë të qetë deri në këto momente.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy