Lajme

Shefi i EULEX-it takohet me komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e koordinimit

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 19 Tetor 2026

Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, e ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

EULEX-i theksoi partneritetin e fortë me KFOR-it ndërsa njoftoi për takimin.

“Duke u mbështetur në partneritetin e fortë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, priti sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në takim, EULEX-i tha se u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit.

“Ata diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre-nivele të reaguesve ndaj sigurisë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy