Lajme

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 19 Tetor 2026

Një aksion simbolik dhe me doza të forta ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore në Tiranë.

Një grup protestuesish i është afruar kordonit të çeliktë të forcave të policisë duke hedhur drejt efektivëve një lumë kartëmonedhash të rreme.

Kjo lëvizje vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe e ndërtuar mbi sarkazëm ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi një shpërblim prej 2500 eurosh policët në vijën e parë të “frontit” në përballje me protestuesit dhe rritje pagash nga viti i ardhshëm.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy