Lajme

Kumbaro: Orët e humbura nga dhuna do të plotësohen, psikologë në mbështetje të nxënësve dhe prindërve

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 20 Tetor 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me 25 drejtues të gjimnazeve të Tiranës, në ambientet e Ministrisë së Arsimit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro deklaroi se orët e humbura dhe programi mësimor do të plotësohen. Ajo bëri të ditur gjithashtu se është ngritur një ekip psikologësh, të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe prindërve.

Sipas Kumbaros, procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha shkollat, ndërsa pjesëmarrja e nxënësve gjatë ditës së djeshme ka qenë më e lartë se të premten e kaluar.

-Advertisement-

Ajo shprehu mirënjohje për drejtuesit e shkollave, mësuesit, psikologët dhe oficerët e sigurisë, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e besimit të prindërve dhe mbështetjen e nxënësve pas situatave të dhunës.

“Mirënjohje secilit, sepse kanë qenë garancia kryesore e besimit te prindërit. Dje kemi pasur pjesëmarrje më të madhe në shkollë sesa ditën e premte, për shkak të frikës e panikut për t’i sjellë fëmijët në shkolla. Secili nga drejtorët, bashkë me mësuesit, psikologët e oficerët e sigurisë, kanë qenë non stop”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja theksoi rëndësinë e mbështetjes psikologjike për nxënësit, duke nënvizuar se dhuna u merr fëmijëve kohë të çmuar nga jeta e tyre.

“Është e rëndësishme mbështetja psikologjike me të cilën përballen nxënëset. Çdo orë që ia merr dhuna janë orë të vjedhura nga jeta e fëmijëve. Programi dhe orët mësimore do të plotësohen. Kemi bërë përgatitje psikologjike të stafeve. Dhe dje kemi ngritur një ekip psikologësh të dedikuar, të cilët do të jenë në dispozicion të fëmijëve dhe prindërve, sepse çdo moment është një traumë”, deklaroi ajo.

Kumbaro bëri të ditur se mësimi ka vazhduar normalisht në të gjitha shkollat, ndërsa pretendoi se shqetësimet lidhen me grupe që qëndrojnë jashtë ambienteve shkollore.

“Në të gjitha shkollat ka vijuar procesi mësimor. Nuk ndodh asgjë në shkolla, por janë grupe jashtë kangjellave që tentojnë të turbullojnë”, u shpreh ministrja.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy