Lajme

Në Kuvend mblidhen edhe dy komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 19 Tetor 2026

Në Kuvendin e Kosovës, nga ora 10:00, do të mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të shqyrtojë dhe miratojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

-Advertisement-

Pas mbledhjeve të komisioneve, në orën 11:00, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy