Lajme

Mbahet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në Ibër-Lepenc

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 19 Tetor 2026

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuza për rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerje të veprës terroriste dhe spiunazh.

-Advertisement-

Aktakuza ndaj tre të pandehurve është ngritur më 9 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit lidhen me sulmin që shkaktoi dëme të konsiderueshme në kanalin e Ibër-Lepencit, një prej aseteve të rëndësishme të infrastrukturës ujore dhe energjetike të Kosovës.

Seanca gjyqësore është caktuar të nisë në orën 13:15.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy