Moti për 5 ditët e ardhshme, të enjten dhe të premten priten reshje shiu në disa zona në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
22:30 | 18 Tetor 2026
Në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm gjatë periudhës 19–23 tetor, me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Reshje shiu priten të enjten dhe të premten, në disa zona të vendit.
Të hënën temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 19 gradë. Të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20, përkatësisht 21 gradë Celsius. Të enjten pritet që temperaturat të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë në mëngjes, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 21 gradë.
Të premten parashikohet shtim i vranësirave dhe reshje shiu në disa zona, ndërsa temperaturat maksimale do të zbresin në 14 deri në 17 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme, ndërsa temperaturat e ulëta në orët e mëngjesit kërkojnë veshje të përshtatshme.
Njoftimi i plotë:
AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS
INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
PARASHIKIMI I MOTIT PËR KOSOVË
19–23 TETOR 2026
Përmbledhje
Gjatë periudhës 19–23 tetor 2026, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. Reshje shiu parashihen të enjten dhe të premten, në disa zona të vendit.
Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, me luhatje të lehta nga dita në ditë. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet veriperëndimore dhe jugperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.
E hënë, 19 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 15°C deri në 19°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1–3 m/s.
E martë, 20 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 16°C deri në 20°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–3 m/s.
E mërkurë, 21 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17°C deri në 21°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–4 m/s.
E enjte, 22 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të vendit parashihen reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17°C deri në 21°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.
E premte, 23 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 14°C deri në 17°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1–5 m/s.
Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike gjatë kësaj periudhe pritet të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës. Temperaturat relativisht të buta dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.
Megjithatë, gjatë ditëve me vranësira dhe reshje shiu, lagështia e shtuar e ajrit mund të ndikojë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, veçanërisht të atyre me sëmundje kronike reumatike dhe të frymëmarrjes.
Gjatë orëve të mëngjesit, temperaturat më të ulëta mund të shkaktojnë ndjesi freskie, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme për kushtet e motit.
Kushtet agrometeorologjike
Kushtet meteorologjike gjatë kësaj periudhe pritet të jenë përgjithësisht të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore sezonale. Reshjet e shiut, aty ku do të paraqiten, mund të kontribuojnë në lagështimin e tokës dhe në plotësimin e nevojave për ujë të kulturave bujqësore.
Temperaturat e mëngjesit, veçanërisht në zonat më të larta dhe në disa ultësira, kërkojnë kujdes ndaj kulturave të ndjeshme ndaj të ftohtit. Rekomandohet që punët bujqësore të planifikohen duke marrë parasysh reshjet e pritshme dhe gjendjen e lagështisë së tokës.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































